
Aplikim për Nënshtetësi Shqiptare
Shtetësia Shqiptare
Pasaporta shqiptare renditet ndër pasaportat më të rëndësishme, me të cilën, ndryshe nga pasaporta e Maqedonisë së Veriut apo rajonit, mund të vizitohen lehtësisht pa aplikime për viza shtete si:
- Kina
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Arabia Saudite (vizë elektronike ose në aeroportet arabe)
- Koreja e Jugut
Fitimi i Shtetësisë Shqiptare
Shtetësia shqiptare fitohet me:
a) Lindje
b) Origjinë
c) Natyralizim
d) Birësim
Kategoria e Origjinës
Një kategori tjetër që shtohet është "origjina". Shtetësia shqiptare në bazë të origjinës fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë apo kanë pasur shtetësinë shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tre shkallë, e kërkuesit me të paralindurin.
Fitimi i Shtetësisë me Natyralizim
Fitimi i shtetësisë me natyralizim nga të huajt parashikon që të paraqitet një kërkesë dhe plotësohen disa kushte, të cilat lidhen me qëndrimin për një afat të caktuar në Shqipëri.
Shtetësia e Dyfishtë
Vende si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj., kanë filluar së fundmi të kërkojnë të pajisen me dy shtetësi për të përfituar kohë qëndrimi më të gjatë në vendet e BE-së, 3 muaj me pasaportat e origjinës dhe më pas 3 muaj me pasaportë shqiptare.
Shërbime dhe Konsulencë
Të gjithë të interesuarit mund të kërkojnë informacion lidhur me mundësinë e përfitimit me konsulencë falas. Gjithashtu, ju përfaqësojmë në kryerjen e procedurave të aplikimit për shtetësi shqiptare.
Kontakt
Për më tepër kontaktoni me mesazh ose telefon, Viber apo WhatsApp në numrin: +355 686 042 370
Email: sherbime.ligjore2009@gmail.com